Në Shqipëri, këtë të shtune do të fillojë vaksinimi i të gjithë mësimdhënësve.
Këtë e bëri të ditur mbrëmë kryeministri Edi Rama duke thënë se shkollat do të kthehen në pika të vaksinimit.
“Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill”, ka thënë Rama.
Në aeroportin “Nënë Tereza” atje dje kanë mbërritur 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca