Shqipëria feston sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët duke publikuar një fotografi të vogëlushit Diansi, i cili erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” ditën e djeshme, në 112 vjetorin e Pavarësisë.
“Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.


























