Aromat dhe ngjyrat e sherbelës, trumzës, livandës dhe kokoçelit janë përhapur nëpër livadhet e Shqipërisë, prej së cilës, që kur shpërtheu pandemia, shtetet perëndimore po kërkojnë gjithnjë e më shumë bimë mjekësore.
Në Sheqeras, rrëzë Malit të Thatë në jugun e Shqipërisë, është koha e kokoçelit, një bimë tradicionalisht e çmuar për shkak të aftësisë së saj për të forcuar metabolizmin dhe rezistencën ndaj infeksioneve.
Herët në mëngjes, para zhegut të ditës, dhjetëra gra, me kapela, mbledhin me duar lulet e famshme të kaltra, të cilat i joshin fluturat dhe bletët.
Kokoçeli më pas thahet në dhoma të errëta, për ta ruajtur ngjyrën e tij, para se të dërgohet për t’u shitur jashtë vendit.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka qenë njëra ndër prodhueset më të mëdha në Evropë të bimëve mjekësore, kryesisht të bimëve të egra, që kultivohen nëpër ultësira./REL