Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, bëri një propozim për të dhënë mbështetje në krizën e karburantit në vend, transmeton Kosova Post.
Shqipëria në mbështetje për Britaninë e Madhe, e cila po përballet me krizën e karburantit, njoftoi se shtetasit e saj që janë në këtë vend janë të gatshëm të punojnë pa pagesë, shkruan AA.
Sipas lajmit të “Guardian”, ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, bëri një propozim për të dhënë mbështetje në krizën e karburantit në vend.
Ai duke theksuar se mijëra shqiptarë që gjenden në Britani mund të punojnë pa pagesë, tha se “Nëse qeveria juaj dëshiron, me shpejtësi mund të aktivizojmë 5 mijë shoferë të besueshëm”.
Duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të shpëtuar qindra shqiptarë, Qirko, theksoi se qytetarët e Shqipërisë janë gati për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që të përmbushin borxhin e tyre të mirënjohjes ndaj mikpritësit britanik.