Nesër, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) do të mbajë ceremoninë e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i Italian.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, Ambasadori italian, Antonello De Riu, përfaqësues të KFOR-ii italian dhe autoritete të tjera.
Ceremonia mbahet fillon në ora: 10:00, në sallën e Konferencave në ndërtesën e Administratës Qendrore në SHSKUK.