Sanksionet kundër Rusisë për shkak të Ukrainës do të tejkalojnë të gjitha ato të vendosura deri më tani, paralajmëroi administrata amerikane, transmeton Kosova Post.
“Presidenti amerikan Joseph Biden e ka bërë të qartë se SHBA, në konsultim me partnerët evropianë, po kërkon sanksione shumë të ashpra ekonomike. Unë mendoj se disa prej tyre do të përfshijnë gjëra që nuk kanë ndodhur në të kaluarën,” tha një përfaqësues i administratës kur u pyet për sanksionet e mundshme kundër Rusisë.
Ai shtoi se Uashingtoni synon të vazhdojë negociatat me partnerët evropianë dhe Rusinë në ditët në vijim për të zgjidhur krizën në Ukrainë.
Kujtojmë se më 7 dhjetor është zhvilluar një bisedë mes Putinit dhe Bidenit përmes video-lidhjes, e cila ka zgjatur rreth dy orë. Ndihmësi i liderit rus Yuri Ushakov tha se presidenti rus Vladimir Putin foli me homologun e tij amerikan Joseph Biden gjatë bisedimeve në internet për “vijat e kuqe” dhe kërcënimet që shqetësojnë Moskën. Lideri amerikan, nga ana e tij, shprehu shqetësimin për përkeqësimin e situatës rreth Ukrainës. Sipas Ushakov, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi gjithashtu Putinin se Shtetet e Bashkuara po përgatisin sanksione të mëdha në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës rreth Ukrainës.
Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për “agresion”, duke theksuar se nuk kërcënon askënd dhe nuk planifikon të sulmojë, shkruan sputnik. Sipas mendimit të Moskës, Perëndimi po përdor deklarata të tilla për të vendosur më shumë pajisje ushtarake të NATO-s pranë kufijve të Rusisë./sh.o./Kosova Post/