Stuhia dimërore me acar e erëra të forta që ka përfshirë shumë zona, ka ngritur alarmin tek autoritete e SHBA-së, tashmë janë në gjendje gatishmërie për tu përballur edhe me një stuhi të acart dimri, transmeton Kosova Post.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se më shumë se 150 milion amerikanë janë duke u përballur me stuhinë që ka përfshirë shumë zona.
Kentucky, Misisipi, Alabama dhe Oklahoma janë ndër shtetet e prekura.
Ndër to edhe Shteti veri-perëndimor i Oregon gjithashtu po përballet me një mot të rëndë.
Stuhia e ngrirjes madje arriti në pjesët veriore të Meksikës, ku më shumë se katër milion shtëpi dhe biznese nuk patën energji gjatë ditës së hënë.