Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mbajnë takimin e tyre të radhës këtë të mërkurë në Bruksel.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.
Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.
Ndërsa, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar për Klankosova.tv se në takimin e delegacioneve pritet të marrë pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të
Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Por, të kundërtën e ka thënë një burim brenda BE-së për Klankosova.tv.
“Dialogu ka tre pjesëmarrës: Dy aktorët kryesorë (Kosova dhe Serbia) dhe një lehtësues (BE-ja)”, ka thënë ky burim.
Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës, njofton klan kosova.tv.SHBA dhe BE kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, njofton Klankosova.tv.