Kosova, edhe më tutje vazhdon të ketë një situatë të qetë pandemike. Megjithatë, ekspertët shëndetësorë ftojnë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe apelojnë që të vaksinohen.
Aktualisht në vendin tonë janë 312 raste aktive me sëmundjen COVID.
Nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, deri më sot janë regjistruar 161,262 raste me COVID, prej tyre 2,989 persona humbën jetën ndërsa 157,961 llogariten të shëruar.
Sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.
Sipas të dhënave të fundit, 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.