Zëdhënësi i ministrisë, Alexandros Papaioannou, në një deklaratë tha se “Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, deria ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton KosovaPost.
“Ne nuk kemi parë asnjë përparim në muajt e fundit dhe unë e di që negociatat duhen të vazhdojnë, në mënyrë që të zgjidhet ky problem në një mënyrë të drejtë”, tha Alexandros Papaioannou.
Pozicioni i Greqisë në lidhje me statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën kohë, dihet gjerësisht se Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës, në përputhje me qëllimin tonë strategjik për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, tha Papaioannou.
Serbia ka qenë gjithashtu një aleate tradicionale e Greqisë që nga luftërat ballkanike të fillimit të shekullit të 20-të.
Pozicioni i Greqisë ka qenë gjithmonë se ajo përfundimisht do ta njohë Kosovën nëse Beogradi dhe Prishtina dalin me një zgjidhje të pranuar e që është edhe qëllimi i BE-së në dialogun Beograd-Prishtinë të sponsorizuar nga Brukseli.
Ndërkohë, kur është pyetur për të folur rreth çështjeve rajonale, ka thënë se Greqia të vazhdojë përkrahjen e “integritetit territorial të Serbisë.
Theksojmë Kosova dhe Greqia kanë pasur kontakte më të shpeshta institucionale, por të cilat nuk janë finalizuar me njohje të ndërsjella.
Ai tha se “siç e dini, aktualisht janë 4 vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe në fakt KFOR-i, forca e NATO-s në Kosovë për momentin, vepron në kuadër të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”./KosovaPost/