Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Seanca e cila pritet të mbahet në orën 09:30 ishte shtyrë dy herë më parë.
Edhe pas tre vitesh, rasti i Oliver Ivanoviqit I cili u vra para zyrës së partisë së tij, Iniciativa Qytetare “SDP” nuk është sqaruar, ndërsa vrasësit dhe autorët e saj ende nuk dihen./kk