NATO është në anën e Ukrainës, aleatët ofrojnë mbështetje Ukrainës, në mënyrë që ajo të sigurojë mbrotjen e vetë, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stolltenberg, përcjell Kosova Post.
Tutja ka theksuar Stoltenberg se për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, vendosin 30 anëtarë të aleancës dhe se Rusia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë proces.
“Mbështetja e NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundur. Ne nuk e njohim aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë mbështetjen ndaj luftimeve në Ukrainën lindore dhe të tërheqë forcat e saj nga territori i Ukrainës,” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleb.
Duke folur për mbështetjen e Aleancës, Stoltenberg vuri në dukje ndihmën në forcimin e potencialit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sa i përket anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO, ai tha se vendimi për atë merret nga 30 anëtarë dhe se Rusia nuk duhet të ndërhyjë në atë çështje.
Sipas tij, një shtet sovran ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim.
“Shtetet e mëdha nuk mund t’u diktojnë të tjerëve se çfarë të bëjnë. Është një botë që duam ta lëmë pas. Ne mbështesim përpjekjet e Ukrainës në synimet e saj për modernizim dhe reforma, reformat janë mënyra më e mirë për të ecur përpara drejt integrimit Euro-Atlantik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Stoltenberg në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dimiti Kuleb.
Ai tha se Rusia nuk mund të “vendosë në vend të shteteve tjera për fushën e sigurisë, gjithashtu edhe vendeve të tjera në fushën e sigurisë dhe kjo gjithashtu vlenë edhe për anëtarësimet në NATO”, THA Stoltenberg, shkruan Sputnik.
Ndryshe, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tash së fundi paralajmëroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO mbart rrezikun e një përshkallëzimi të madh në juglindje dhe mund të çojë në pasoja të pakthyeshme për shtetin e Ukrainës./ Kosova Post/