Një stuhi dimërore ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të enjten duke rrezikuar planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishtlindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë.
Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, era të forta deri në 100 km në orë dhe i ftohtë në jug deri në kufirin meksikan.
Në disa zona si pjesa e mesme e Atlantikut mund të regjistrohen Krishtlindjet më të ftohta ndonjëherë.
Të dielën në Filadelfia pritet që temperaturat të zbresin në minus 9 gradë Celsius, më të ulëtat që nga viti 1943 ndërkohë që në qytetin Sioux në Ajova, termometri pritet të shënojë minus 26 gradë Celsius, duke thyer rekordin e vitit 1980.
Greg Carbin, shef i shërbimit meteorologjik në Qendrën e Parashikimit të Motit tha se temperaturat e ulëta pritet të godasin edhe Floridën duke shënuan një rënie prej 25 gradë Celsius.
“Presim kushte moti që si kemi parë prej më shumë se një dekadë”, tha Guvernatori i Xhorxhias Brian Kemp në një konferencë për shtyp.