Astrit Zemaj, përfaqësues i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n ka përfaqësuar Kosovën në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë në selinë e Aleancën Veri-Atlantike në Bruksel, shkruan Kosova Post.
Ndërsa përfaqësoi vendin në këtë evet, Zemaj në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë të arritur historike ka uruar Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, z. Tobias Billström.
Gjithashtu, ai ka falënderuar kryediplomatin suedez për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe Misionit të Përhershëm të Suedisë në NATO për vendin tonë.
Postimi i plotë i përfaqësuesit të Kosovës për marrdhëniet me NATO:
Sot në margjinat e ceremonisë së ngritjes së flamurit të Suedisë në NATO, pata nderin të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, z. Tobias Billström, të cilin e urova në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë të arritur historike!
Po ashtu e falënderova posaçërisht për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe Misionit të Përhershëm të Suedisë në NATO për vendin tonë.
🇽🇰🤝🇸🇪🤝#NATO
#StrongerTogether