Policia e Kosovës në kuadër të raportit ditor ka njoftuar se një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se gruaja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më, përcjell KosovaPost.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR- Suharekë 04.02.2022 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”