Sulmet në veri të vendit ditën e djeshme kanë ngjallur shumë reagime për shkak të frikës së krijimit të një situate të padëshiruar në vend. Kryeminstrit Kurti, lidhur me sulmet tha se bandat kriminale janë ato të cilat kanë intensifikuar sulmet atje, raporton KosovaPost.
Duke e ditur faktin se kjo nuk është hera e parë kur sulmohet veriu, Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes për të përcjellur nga afër situatën. Shkak i kësaj se sulmet nuk ndodhin për herë të parë në Mitrovicën e veriut, shtrohet pyetja se a mund të ndodh një përshkallëzim i situatës?
KosovaPost ka kontaktuar me profesorin e çështjeve të sigurisë, Avni Islamin i cili tha se situata në veri është e tensionuar por kontrollohet nga shteti serb dhe nuk e sheh si kërcënim sepse edhe më herët kanë ndodhur sulme të tilla.
“Pamë që dje ishin disa shpërthime me bomba të kontrolluara dhe me vetë faktin që përçuan një mesazh lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, kjo tregon se shteti serb së bashku me strukturat e Serbisë, brenda veriut të Kosovës dhe bandave kriminale i kryen disa akte dhe mendoj se këto janë sulme terroriste dhe implikimi i shtetit serb”, tha profesor Islami.
Në raste të tilla, sigurisht se ishte në dijeni për veprimet që janë ndërmarrë me aktivizimin e bombave, pra ky është sulm terrorist shtetëror i Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe këto akte duhet t’i adresohen Qeverisë së Serbisë, në mënyrë që vendet tjera ta sanksionojnë për shkak se shteti serb ka kryer terrorizëm shtetëror në një territor tjetër.
Sa i përket tensionimit të situatës në veri, nuk është kjo hera e parë që kanë ndërmarrë sulme për tensionim të situatës dhe sa herë i është dasht Serbisë ta tensionojë situatën para bisedimeve ose rreth statutit te serbëve të cilët po e kërkojnë me ngulm Asociacionin e Komunave, ajo e ka tensionu situatën përmes strukturave të veta”, përfundoi ai./KosovaPost/