Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se nuk mund të kalojë pa asnjë reagim sulmi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Këtë deklaratë Plenkoviq e dha teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, raporton teve1.info.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim (me mua, shën.red.), që është mirë, për javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë Borrellit, se si të reagojmë ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, tha Plenkoviq.
Plenkoviq pritet të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit, por jo edhe me Vuçiqin.