Suso transferohet në Chelsea?

Suso transferohet në Chelsea?

Agjenti i sulmuesit të Milan, Suso, thuhet të jetë takuar me Chelsea-n këtë javë për të diskutuar transferimin potencial me vlerë 40 mln euro.

Spanjolli është përfolur gjatë kohëve të fundit për një largim nga Kuqezinjtë, me Napoli dhe Inter të interesuar.

Por kalimi i Sarri-t në Stamford Bridge, që akoma nuk është konfirmuar, do të thotë se Suso tani mund të transferohet te Blutë e Londrës.

Sipas Calciomews24, agjenti Lucci është takuar me drejtuesit e Chelsea-t ditën e martë në Londër.

Milan është përjashtuar nga Europa League për shkak të Fair Play Financiar dhe po kalon një situatë kaotike.

Nëse do t’i duhet të shesë lojtarë, Suso është kandidati ideal, pasi për shërbimet e tij do të duhen 40 mln euro.

You may also like

Këto janë fjalët mahnitëse të Ronaldos drejtuar Allegrit

Cristiano Ronaldo ka takuar për herë të parë