Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot homologun e tij nga Izraeli Ayelet Shaked me të cilën ka biseduar mbi bashkëpunimit në fushën e migrimit, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe digjitalizimit.
Në takim po ashtu u diskutua për inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit fillimisht në katër fusha me prioritet: për mundësinë që kompanitë ndërtimore të Kosovës të operojnë në Izrael, heqjen e vizave nga të dyja vendet, nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit dhe mbështetjen e Kosovës në teknologji informative.
Sveçla dhe Shaked u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe të agjencive që mbulojnë ministritë përkatëse.