Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, është deklaruar rreth mundësisë së vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit, shkruan KosovaPost.net.
Drejtori Ekzekutiv i Qendërs Kërkimore për Politika të Sigurisë ka thënë se organet qendrore e lokale nuk duhet të zihen në befasi.
“Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore.”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, Facebook.
“Tani kur jemi në sezonën e reshjeve më të theksuara, dhe kur kemi paralajmërime nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, për mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit, institucionet emergjente, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale nuk duhet të “zihen në befasi”. Varësisht prej përgjegjësive që kanë, këto institucione duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla.”, ka shkruar ai.