Dardanët do të fillojnë kampanjën kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjet e shtatorit.
Selektori Franko Foda ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për këto ndeshje.
Këta janë të përzgjedhurit e Fodës për ndeshjet e shtatorit:
Kosovë vs Rumani luhet më 6 shtator 2024 në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Më 9 shtator, Kosova shkon në Qipro dhe do të përballet me nikoqirët me fillim nga ora 19:00 në “AEK Arena”, Larnaca.
Kosova është pjesë e grupit 2 të Ligës C, ku përpos Rumanisë e Qipros, përballet edhe me Lituaninë. /kk