Ministri Arben Vitia, tha se 45 ditë, dhe sugjerimet tuaja për blerjen e vaksinave, jam dakord, por po ju pyes pse nuk i keni blere vaksinat sa ishit edhe ju zëvendëskryeministër.
E di pse janw shkaktuar negopiciatat dhe une po ju them prapë, kam thënë se vaksinat do të sjellen shpejt, dhe se gjatë majit do të fillojë procesi i vaksinimit dhe nuk do të ndalet.
Në debatin e seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ia përmendi Kryeministrit Albin Kurti, çështjen e vaksinave ndërkohë Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë i tha që sa më shpejtë të nënshkruajë kontratën për blerjen e tyre.
“Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i ke mjetet për të blerë vaksinat, për të vepruar në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv i vendit. Për Ministrin e Shëndetësisë, kur do ta nënshkruash kontratën. Ne kemi përvojë qeveritare, nuk po kërkojmë të na zbulosh sekret, kërkesa jonë është të nënshkruani kontratën, mos i blej gjysmë milion por 1.5 milionë për 60% të vaksinimit”, tha Tahiri.
Tahiri tha se nëse nuk veprojnë ‘dyshimet tona për korrupsion dhe keqmenaxhim janë valide”.
“Nuk po ju kërkojmë informata rreth procesit konfidencial, por po ju themi shfrytëzoni mjetet, mos i blini 500 mijë por 1.5 milion”.
Ndër të tjerash, Tahiri tha se vendimi për mbylljen e vendit prej 12 ditësh ka qenë i gabuar dhe kërkoi nga Qeveria t’ua falë gjobat bizneseve.