Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein pas sulmeve me dronë në territorin iranian

    Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein pas sulmeve me dronë në territorin iranian

    Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

    Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

    Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

    Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

    MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

    MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

    E shtuna me diell deri në 30°C

    E shtuna me diell deri në 30°C

    I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror

    I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror

    Kurti: E ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

    Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm

    Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

    Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

    Rrezikohet votimi i mërgatës – Krasniqi i LVV: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e bllokojnë me qëllim

    LVV akuzon PZAP-in për vendim politik: Po i mohon mërgatës të drejtën e votës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Tanket “Leopard”: Çka përfiton Ukraina, çka rrezikon Perëndimi?

29 Janar 2023, 11:26
në Lajme
Pas miratimit nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, reagon ministri ukrainas i Mbrojtjes: Faleminderit popullit gjerman
Share on FacebookShare on Twitter

Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dekada nuk ka dërguar armë në një zonë lufte. “Zeitenwende” apo pika e kthesës për këtë vend ka ndodhur vitin e kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, apo sulmin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tash gati një vit, aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, e ndihmojnë Ukrainën me armatim e pajisje logjistike. Por, Kievi ka kërkuar vazhdimisht armë më të avancuara, për të qenë në epërsi.

Dhe, pas disa javësh pritjeje, diskutime e supozime, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë dritën jeshile për tanket Leopard – që janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.

“Ne do ta furnizojmë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2. Ky është rezultat i konsultimeve intensive me aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Scholz më 25 janar.

Tanket Leopard janë prodhim gjerman. Rreth 2.000 sosh janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania.

Hezitimi i tejzgjatur i Berlinit për të dhënë leje për dërgimin e tyre në Ukrainë, ka çuar në presion të madh nga aleatët perëndimorë. Se çfarë e ka shqetësuar Scholzin, ka spekulime të ndryshme – nga e kaluara historike e Gjermanisë deri te frika e hakmarrjes nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se i është mirënjohës Berlinit për tanket që do t’ia dërgojë, por zyrtarët rusë e kanë cilësuar këtë vendim si “provokim”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se kjo është “luftë e planifikuar paraprakisht kundër Moskës”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se armët perëndimore të teknologjisë së lartë do ta sjellin luftën “në një nivel krejtësisht të ri”, që “nuk do të jetë një shenjë e mirë nga pikëpamja e sigurisë globale dhe pan-evropiane”.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka dhënë mbështetje Gjermanisë dhe ka thënë se tanket Leopard do ta ndihmojnë Ukrainën ta fitojë luftën.

“Në një moment kritik të luftës së Rusisë, ato mund ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të fitojë dhe të mbizotërojë si një komb i pavarur”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Optimizëm të ngjashëm ndajnë edhe disa analistë, edhe pse më të matur. Thorsten Benner, nga Instituti Global i Politikave Publike në Berlin, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Shanset që ushtarët ukrainas të mbijetojnë në tanket gjermane ose amerikane janë shumë më të mëdha se në tanket sovjetike, të cilat i ka përdorur Ukraina deri më tash. Ukrainës i duhet më shumë mbështetje përpara ofensivës së pranverës, të cilën e ka paralajmëruar Rusia. Por se çfarë efekti do të kenë tanket në detaje, mbetet të shihet”.

Leopardët pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të marsit ose fillim të prillit, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ato do t’i japin këtij vendi qasje edhe në një grup më të madh municionesh moderne të NATO-s. Kjo padyshim se do të ketë efekt në luftë, thotë për Exposenë Jakub Eberle, nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me seli në Pragë.

“Ato janë armë shumë të fuqishme. Nuk e di nëse do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës, ose sa do ta ndryshojnë, por definitivisht do të bëjnë një ndryshim. Kjo është e padiskutueshme”, thotë Eberle.

Tanku Leopard, prej 55 tonësh, ka një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Por, sasia që ka thënë se do të dërgojë Gjermania në Ukrainë, nuk do të bëjë ndonjë dallim, thotë për Exposenë Ulrich Brueckner, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford në Berlin.

“Nëse i shohim numrat, rusët kanë rreth 2.500 tanke luftarake dhe ukrainasit kanë shumë më pak, disa qindra. Gjermania ka premtuar se do të dërgojë një njësi operacionale. Nuk e di se sa ekuivalente është saktësisht, por janë pak, janë 14. Dhe, askush nuk është mjaft i informuar që të tregojë se çfarë mund të bëjnë sistemet e ndryshme të armëve, në çfarë rrethanash, dhe sa të tilla nevojiten për të ndryshuar lojën”, thotë Brueckner.

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë dhjetorin e kaluar se vendit të tij i duhen 300 tanke, 600-700 automjete të blinduara luftarake dhe 500 obusë, për t’i dëbuar rusët. Përpara luftës, Ukraina ka pasur rreth 850 tanke, por, sipas ueb-faqes Oryx, që mbledh të dhëna për pajisjet e shkatërruara, ajo ka humbur rreth gjysmën e tyre. Vëzhguesit thonë se humbjet reale mund të jenë edhe më të mëdha, por se Ukraina nuk e zbulon numrin e tankeve të saj, duke e konsideruar atë si sekret shtetëror.

Në të njëjtën ditë kur Gjermania ka dhënë dritën jeshile për Leopardët, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta furnizojnë Ukrainën me 31 tanke të avancuara Abrams. Ka qenë pikërisht ky paralajmërim i SHBA-së që e ka bindur edhe Berlinin t’i zhbllokojë Leopardët. Megjithatë, Abramsët, që janë ndër tanket më të fuqishme të SHBA-së, nuk do të arrijnë në Ukrainë së shpejti. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se do të duhen muaj, jo javë, për furnizimin e Ukrainës me to.

Ulrich Brueckner, nga Universiteti Stanford në Berlin, thotë se ngurrimi i Scholzit për Leopardët dhe miratimi i tyre vetëm pasi SHBA-ja e ka siguruar se do t’i dërgojë edhe ajo tanket e saj, nuk janë sinjale të mira – sidomos në kohën kur Perëndimi duhet të tregohet i bashkuar përballë agresionit rus.

“Ukraina nuk do të mund të mbijetonte pa mbështetjen e NATO-s apo të Perëndimit të bashkuar, andaj Perëndimi duhet të jetë i bashkuar. Dhe, ajo çfarë ka bërë Scholz në javët e kaluara, paraqet çarjen e parë në unitetin e Perëndimit. Ky është një çmim i lartë politik. Dhe, është e vështirë të kuptohet se pse e ka marrë këtë pozicion”, thotë Brueckner.

Disa media, si BBC, kanë shkruar se shumë gjermanë druajnë se dërgimi i tankeve të rënda dhe armatimeve të tjera sulmuese në Ukrainë, mund ta shtyjë presidentin rus, Vladimir Putin, në ekstreme edhe më të mëdha – përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas BBC-së, kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse Scholz e ka shtyrë vendimin dhe ka pritur që edhe Uashingtoni të dërgojë tanke në Ukrainë, në mënyrë që të mos ndjehet i vetëm në bord.

Brueckner nuk pret që kërcënimet e Moskës të shndërrohen në diçka tjetër, përveç retorikës. Ai thotë se Ukraina nuk do ta rrezikojë mbështetjen nga Perëndimi me ndonjë veprim të pamatur.

“Nuk mendoj se Ukraina do të sulmojë ndonjëherë tokën ruse – për çfarëdo arsyeje. E njëjta gjë vlen për tanket. Ideja se tanket Leopard mund të hyjnë në territorin rus për vetëmbrojtje, është absurde, marrë parasysh varësinë e Ukrainës nga mbështetja perëndimore. Nuk mendoj se Ukraina do të shkonte ndonjëherë aq larg, për të testuar mbështetjen perëndimore, duke kaluar një vijë të kuqe si kjo”, thotë Brueckner.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka kërkuar nga Perëndimi edhe avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i dërgojnë Ukrainës armë të tilla nga frika se mund ta përshkallëzojnë situatën.

Lufta në Ukrainë tashmë është në vitin e dytë kalendarik. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë larguar nga shtëpitë, ndërsa dëmet materiale, tash për tash, janë të pallogaritshme. Nëse lufta do të përfundojë në fushëbetejë apo tryezë bisedimesh, nuk dihet. Një përcaktuese e rëndësishme mund të jetë ofensiva e pranverës e Rusisë. Putin ka thënë se rreth 50.000 trupa të sapomobilizuara janë tashmë në front, ndërsa rreth 250.000 të tjera janë duke u trajnuar.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein pas sulmeve me dronë në territorin iranian

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein pas sulmeve me dronë në territorin iranian

3 minuta më parë
Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

9 minuta më parë
Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

2 orë më parë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH