Administrata amerikane njoftoi se udhëtarët që do të evakuohen nga Kabuli do të dërgohen në SHBA me fluturime transit nga shumë vende përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Britaninë, Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Kosova Post.
Administrata amerikane njoftoi se udhëtarët që do të evakuohen nga Kabuli do të dërgohen në SHBA me fluturime transit nga shumë vende përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), shkruan AA.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se teksa janë në kërkim të vendeve të reja për transportimin e të evakuuarve nga Afganistani. Ai vuri në dukje se Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, EBA, Danimarka, Bahreini, Kazakistani, Kuvajti, Taxhikistani dhe Uzbekistani do të sigurojnë kontribut për fluturimet e evakuimit të udhëtarëve në fjalë.
Price shtoi se me fluturimet transit në fjalë nëpërmjet këtyre vendeve do të dërgohen në SHBA jo vetëm shtetasit amerikanë, por në të njëjtën kohë edhe afganët dhe shtetasit e vendeve të tjera.
Duke shpjeguar se një avion i nisur sot nga Katari do ulet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, Price bëri të ditur se përveç kësaj udhëtarët e evakuuar do të transportohen gradualisht në vende të tjera kryesisht në Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndër të tjera Price njoftoi se Shqipëria, Kanadaja, Kolumbia, Kosta Rika, Kili, Kosova, Maqedonia e Veriut, Meksika, Polonia, Katari, Ruanda, Ukraina dhe Uganda kanë propozuar për vendosjen në vendet e tyre të “një numri të caktuar të afganëve në rrezik” dhe se do t’i shqyrtojnë këto propozime.
Ai shtoi se me fillimin e operacioneve të evakuimit më 14 gusht e deri më tani kanë evakuuar nga Kabuli mbi 13 mijë njerëz.