Tensionet po përshkallëzohen ndërmjet vendeve të fuqishme të botës. Çështja e Sirisë ka mbetur tash e sa dekada, një vatër krize. Turqia dhe Rusia duket që kanë mospajtime, ndërsa përforcojnë praninë ushtarake në territoret përkatëse, transmeton Kosova Post.
Turqia është duke dërguar një numër të madh ushtarësh dhe mjetesh të rënda ushtarake në kufi me Sirinë në kuadër të një përgatitjeje për të ndërhyrë sërish me ushtri në zona të tjera të veriut në territorin sirian.
Sipas “Milliyet” një numër i madh tankesh dhe mjetesh të blinduara janë pozicionuar tashmë në kufi me Sirinë duke pritur urdhrin e komandantëve për të ndërhyrë, megjithatë përballë shihet një problem shumë i madh për Turqinë.
Russia and Turkey conducted a joint patrol near Tell Rifaat. 689/https://t.co/BmpEriMs1Y pic.twitter.com/0fKYXtSwAz
— Rob Lee (@RALee85) October 26, 2021
Megjithatë në zonat përreth Idlibit, i cili tashmë është kthyer në një gërmadhë, forcat ajrore ruse po bombardojnë pandërprerë caqet e rrebelëve të mbështetur nga Turqia.
Tensioni sa vjen e bëhet edhe më i madh, kur kjo e fundit po planifikon të ndërhyjë edhe një herë me ushtri, për ta spastruar zonën. Mediat ruse, sikurse ato turke, kanë raportuar për situatën, duke paralajmëruar për një rrezik të madh./KosovaPost/
https://t.me/RVvoenkor/828