Tre persona tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, por ata u ndaluan nga policia e Kosovës.
Pas ndalimit personat në fjalë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.