Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo të lënduar, sipas mediave lokale, transmeton Kosova Post.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ballë u regjistrua në orën 12:24 sipas kohës lokale (0924GMT) sot në ishullin grek të Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, shkruan AA.
Epiqendra e termetit u regjistrua 23 kilometra në lindje të fshatit Zakros në rajonin e Lasithi, në një thellësi prej 8,2 kilomterash.
Disa javë më parë, ishulli u godit nga një tërmet tjetër me magnitudë 5,8 ballë.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo të lënduar, sipas mediave lokale.