Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tërnava ka theksuar se agjërimi është ibadet i veçantë, që realizohet në muajin e caktuar, me vakte, mision e synim të caktuar.
“Agjërimin, besimtarët e kryejnë me përkushtim e devocion për hir të Krijuesit dhe për të merituar mëshirën dhe begatitë e tij”, ka deklaruar Tërnava.
Tërnava ka shtuar se gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit, shtëpitë tona, rrugët e xhamitë tona gjallërohen e mbushen plot gëzim, rahmet e begati, sepse vetë agjërimi e bënë besimtarin më të qetë, e fisnikëron dhe e bënë më dorëlirë e më solidarë.
“Prandaj, në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimi të këtij muaji të madh, lusim Zotin xh.sh. që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet, dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni”, tha myftiu.