Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njftuar se janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, transmeton Kosova Post.
Rastet janë nga Prishtina, Lipjani, Suhareka, Prizreni dhe Vushtrria.
Prishtinë 12.08.2021-10:00. Viktima femër kosovare-e mitur ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare–vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.
Lipjan, 12.08.2021-14:35. Viktima femër, shtetase e Gjermanisë e moshës se mitur ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë-babai i saj e ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe rasti mbetet ne hetime.
Kamenicë, 11.08.2021-17:00 . Dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Suharekë, 11.08.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, me ç ’rast u ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari-arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Suharekë, 12.08.2021 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Prizren, 13.08.2021 -00:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ( 2.41 promil) kishte kanosur verbalisht vajzën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje
Vushtrri- 12.08.2021 Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është fyer dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj). I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit, me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPost/