“Një luftë e fshehtë midis vendeve po shpërthen në shesh” hedh dyshimet një artikull i publikuar në të përjavshmen britanike The Economist, transmeton Kosova Post.
Sipas artikullit, një goditje misterioze pat shkaktuar një shpërthim centrifugat në Natanz, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme vitin e kaluar.
Sipas të përjavshmes britanike, autoritetet iraniane, tash së voni, patën deklaruar se dëmi ishte riparuar. Por para pak ditësh, po në Natanz, është dëgjuar një shpërthim tjetër i radhës.
Përkundër mungesës së dëshmive, një luftë e fshehtë ndërmjet Iranit dhe Izraelit, ka nisur, dhe asaj s’i ka mbetur pak kohë të shpërthej sheshazi, shkruan The Economist./KosovaPost/