Që nga viti 2019 është pjesë e skuadrës së AC Milan, që kur Real Madrdi e transferoi atë në skuadrën italiane, mbrojtësi francez ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme, shkruan KosovaPost.
Bëhet fjalë për Theo Hernandez, i cili kohët e fundit është ftuar edhe nga përfaqësuesja e Francës, i cili ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme, gjë që ka bërë që për lojtarin të interesohen edhe klube të mëdha evropiane, siç është Chelsea, Man City dhe PSG.
Por, Maldini do që të e mbaj atë me çdo kusht, duke i ofruar një kontratë të re me rritje page nga 1.5 milionë sa fiton akutalisht, në 4 milionë, plus bonuse të tjera për të cilat ende nuk është bërë publike.
Thuhet se drejtuesit e AC Milan dhe 24 vjeçari janë afër një marrëveshje për rinovimin e kontratës së mbrojtësit francez, kontratë e cila parashihet të zgjatet deri në vitin 2026.
Vlen të përmendet se mbrojtësi i krahut ka shënuar 7 gola për skuadrën e “Rossonerëve”.