-Një lajm i keq vjen për tifozët e Napolit.
‘Napolitanët’ siç raportohet, nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e kapitenit të ‘Dardanëve’, Amir Rrahmanit deri në fillim të muajit janar.
Qendërmbrojtësi kosovar, i lënduar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cremonese, iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit që dhanë një përgjigje të qartë: dëmtimi i tendinës të aduktorit të kofshës së majtë: periudha e rikuperimit shkon nga 30 në 50 ditë, në çdo rast rikthimi do të ndodhë në vitin 2023./rtk