Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kroacia i bashkohet grupit të BE-së për sanksione kundër Serbisë

    Kroacia i bashkohet grupit të BE-së për sanksione kundër Serbisë

    Çantën plotë me armë tenton ta dërgojë në Gjermani, arrestohen dy persona (Foto)

    Çantën plotë me armë tenton ta dërgojë në Gjermani, arrestohen dy persona (Foto)

    Ngritet aktakuza e radhës për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Ngritet aktakuza e radhës për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Haxhiu: Serbia, strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve

    Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

    Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit

    Vjosa Osmanit i mungojnë dy vota nga deputetët me të cilët kishte marrëveshje

    Të enjten Kuvendi me dy seanca plenare

    Osmani do ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian

    Osmani do ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian

    Osmani, Pahorit: Na jepni një shtytje të fundit për viza, NATO e BE

    Presidentja arrin në Spanjë: Me kolegët do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas agresionit të Serbisë

    Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi, Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal

    Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi, Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Teorema e Pitagorës” gjendet në një pllakë balte 1000 vjet më e vjetër se Pitagora

    “Teorema e Pitagorës” gjendet në një pllakë balte 1000 vjet më e vjetër se Pitagora

    Osmani: Marrëveshja me MCC, investimi më i madh në dekada, konfirmon lidhjen Kosovë-Amerikë

    Osmani: Akti terrorist në Banjskë, u dirigjuara nga Beogradi

    Kalendari historik, 25 Shtator

    Kalendari historik: 26 Shtator

    Kalendari historik, 25 Shtator

    Kalendari historik, 25 Shtator

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Policia e Kosovës arreston edhe sulmuesin e dytë, ishte i armatosur dhe me uniformë ushtarake

    AG APOLLONI VJEN ME NJË LIBËR ANTIRELIGJIOZ, ANTIPOLITIK, ANTI-ETIK

    AG APOLLONI VJEN ME NJË LIBËR ANTIRELIGJIOZ, ANTIPOLITIK, ANTI-ETIK

    Kurti takoi artistët dhe kuratorët, diskutojnë për projektet në fushën e artit dhe kulturës

    Kurti takoi artistët dhe kuratorët, diskutojnë për projektet në fushën e artit dhe kulturës

    Mbrëmë në Baden të Austrisë u hap ekspozita personale e piktorit Mentor Berisha, me titull “Solidariteti si Rezistencë”

    Mbrëmë në Baden të Austrisë u hap ekspozita personale e piktorit Mentor Berisha, me titull “Solidariteti si Rezistencë”

    A është kjo martesa më e shkurtër ndonjëherë? Për shkak të një fjale të bashkëshortit, gruaja vendosi të shkurorëzohej pas 3 minutash

    A është kjo martesa më e shkurtër ndonjëherë? Për shkak të një fjale të bashkëshortit, gruaja vendosi të shkurorëzohej pas 3 minutash

    Midis iluminizmit dhe romantizmit: Mendimi politik i rilindjes shqiptare

    Midis iluminizmit dhe romantizmit: Mendimi politik i rilindjes shqiptare

    ‘Green Border’ me 7 çmime në Festivalin e Filmit në Venecia

    ‘Green Border’ me 7 çmime në Festivalin e Filmit në Venecia

    Poezi nga heroi Bahri Fazliu: Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët…

    Poezi nga heroi Bahri Fazliu: Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Trump i quan ‘qesharake’ përpjekjet e demokratëve për ta shkarkuar

13 Janar 2021, 8:19
në Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është “absolutisht qesharake”.

Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar.

Presidenti Trump hodhi poshtë çdo pretendim se ai ishte përgjegjës për kaosin që la të vdekur pesë njerëz. Zoti Trump u kishte kërkuar mijëra mbështetësve të tij në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë për të “luftuar” kundër përpjekjes së ligjvënësve për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në të cilat ai humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Por presidenti tha të martën se, ” (kjo çështje) është analizuar dhe njerëzit menduan se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”.Disa orë pasi policia rivendosi rendin në Kapitol, ligjvënësit certifikuan votimin e Kolegjit Zgjedhor që nxori demokratin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Joe Biden tani do të inaugurohet pas tetë ditësh si Presidenti i 46-të i vendit, duke i dhënë fund mandatit katër-vjeçar të zotit Trump.

Presidenti Trump i bëri komentet ndërsa po nisej drejt kufirit jugperëndimor me Meksikën për të inspektuar murin që ai ka ndërtuar për të penguar imigracionin e paligjshëm, të cilin ai e konsideron si një nga arritjet e tij kryesore si president. Zoti Trump tha se përpjekja për të ngrituar akuza ndaj tij është një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”.

Me të njëjtat fjalë ai i ka përshkruar edhe hetimet e mëparshme ndaj tij për pretendimet se Rusia e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 dhe miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të akuzave për shkarktimin e tij në vitin 2019 pasi ai kërkoi ndihmën e Ukrainës për të zbuluar informacione kompromentuese për zotin Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. Senati e liroi atë nga akuza shkurtin e kaluar.

Presidenti Trump tha se ai nuk dëshiron më dhunë ndërsa zoti Biden përgatitet të marrë detyrën por tha se përpjekja e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët për të ngritur akuza ndaj tij “po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm”.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim të martën një rezolutë që i bën thirrje Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit Trump për të përdorur autoritetin e tyre kushtetues për të hequr zotin Trump nga detyra.

Masa, e cila pritet të miratohet, do t’i japë një afat 24-orësh Nënpresidentin Pence për t’u përgjigjur, por ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se mbështet shkarkimin e Presidentit Trump. Kjo do të përgatiste terrenin për një votim të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën mbi ngritjen e akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Trump.

“Presidenti paraqet një kërcënim të menjëhershëm për Kushtetutën tonë, vendin tonë dhe popullin Amerikan, dhe ai duhet të hiqet menjëherë nga detyra”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi të hënën.

As Nënpresidenti Pence dhe asnjë anëtar i Kabinetit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë publike të mbështetjes për shkarkimin e zotit Trump në ditët në fundit të presidencës së tij përmes përdorimit të Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i cili lejon që Nënpresidenti dhe shumica e Kabinetit të deklarojnë një president “të paaftë për të ushtruar kompetencat dhe detyrat e tij”.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence u takuan të hënën vonë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga java e kaluar. Nënpresidenti Pence e kishte zemëruar Presidentin Trump duke kundërshtuar thirrjet e tij për të refuzuar votat e Kolegjit Zgjedhor nga disa shtete që zoti Biden i fitoi me rezultat të ngushtë, duke i dhënë atij presidencën.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence “përsëritën se ata që shkelën ligjin dhe sulmuan Kapitolin javën e kaluar nuk përfaqësojnë lëvizjen Amerika e Para të mbështetur nga 75 milionë amerikanë (të cilët votuan për zotin Trump) dhe u zotuan të vazhdojnë punën në emër të vendit për pjesën e mbetur të mandatit të tyre.”

Edhe pse mandati katër vjeçar i Presidentit Trump skadon në mesditën e 20 janarit, projekt-rezoluta me katër faqe e Dhomës së Përfaqësuesve propozon ngritjen e akuzave për shkarkim duke theksuar se Presidenti Trump ka “demonstruar se ai do të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën nëse lejohet të vazhdojë detyrën dhe ka vepruar në kundërshtim të fortë ndaj vetëqeverisjes dhe sundimit të ligjit.

”Projekt-rezoluta citon akuzat e pabazuara të zotit Trump se ai humbi zgjedhjet për shkak të manipulimit të votave dhe parregullsive gjatë numërimit të votave, presionin i tij mbi zyrtarët e zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për t’ia “gjetur” atij më shumë se 11,000 vota për të përmbysur fitoren e zotit Biden në këtë shtet dhe thirrjet drejtuar mbështetësve të tij në një tubim të mërkurën e kaluar që të marshonin drejt Kapitolit për të bërë presion ndaj ligjvënësve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.218 ligjvënës demokratë e kanë nënshkruar projekt-rezolutën, duke siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë me ose pa mbështetjen e republikanëve kundër presidentit republikan në largim.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk kanë ndërmend t’u bëjnë presion kolegëve të tyre për të votuar kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit këtë radhë.

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do të dërgojnë menjëherë rezolutën në Senat për të filluar gjyqin mbi shkarkimin apo jo të Presidentit Trump, duke patur parasysh që mandati i tij mbaron javën e ardhshme.Joe Biden tha se ai “shpreson” që Senati do të mund të zhvillonte njëkohësisht një gjyq për shkarkimin e Presidentit Trump dhe të konfirmonte emërimet për Kabinetin e tij pasi ai të marrë detyrën, si dhe të miratonte një paketë tjetër ndihmash për ekonominë amerikane të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Ai tha të hënën për protestuesit e dhunshëm se, “është shumë e rëndësishme që të ketë një fokus serioz në mbajtjen përgjegjës të atyre njerëzve që u angazhuan në veprime të dhunshme, duke kërcënuar jetën e të tjerëve, dhe duke dëmtuar pronën publike.”Zoti Biden gjithashtu u tha gazetarëve se, “unë nuk kam frikë të bëj betimin përjashta”, duke iu referuar ceremonisë së betimit të javës së ardhshme, e cila tradicionalisht zhvillohet në shkallët perëndimore të Kapitolit, një nga zonat e sulmuara nga protestuesit e dhunshëm.

Edhe nëse Senati miraton akuzat për shkarkimin e mundshëm të presidentit, pasi atij t’i ketë mbaruar mandate, ky do të ishte një akt me pasoja pasi një veprim tillë do t’ia hiqte atij të drejtën për të mbajtur një post në qeverinë federale në të ardhmen.

Ligjvënësi republikan Tom Reed tha në një artikull opinion në gazetën New York Times se ai do të bashkohej me një numër të paspecifikuar të kolegëve të tij të Dhomës së Përfaqëuesve në paraqitjen e një projekt-rezolute për kritikë të fortë ndaj Presidentit Trump të martën si një alternativë ndaj “akuzave të nxituara për shkarkim (të mundshëm të Presidentit)”.“Nëse udhëheqësit tanë marrin një vendim të gabuar mbi mënyrën se si duhet ta mbajmë atë përgjegjës, kjo mund të dëmtojë integritetin e sistemit tonë të drejtësisë, mund të ndezë më tej flakët e përçarjes dhe mund të zhgënjejë miliona amerikanë ─ që së bashku do të çonin në një dështim të përpjekjeve (për ta mbajtur Presidentin përgjegjës)”, shkruante ligjvënësi Reed.

Nëse do të akuzohej përsëri, Donald Trump do të bëhej Presidenti i vetëm në historinë 245 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza për shkarkim nga detyra./voa

Etiketat: DemokratetDonald Trump
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti pritet në kullën e familjes Haradinaj në Gllogjan

Kurti pritet në kullën e familjes Haradinaj në Gllogjan

6 muaj më parë
Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

1 vit më parë
Komisioni i 6 janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

Komisioni i 6 janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

1 vit më parë
Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan

Trazirat në Capitol, Trump akuzohet për ‘tentim grusht-shteti’

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Kroacia i bashkohet grupit të BE-së për sanksione kundër Serbisë

Kroacia i bashkohet grupit të BE-së për sanksione kundër Serbisë

4 Tetor, 2023
Çantën plotë me armë tenton ta dërgojë në Gjermani, arrestohen dy persona (Foto)

Çantën plotë me armë tenton ta dërgojë në Gjermani, arrestohen dy persona (Foto)

4 Tetor, 2023
Ngritet aktakuza e radhës për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ngritet aktakuza e radhës për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

4 Tetor, 2023

Haxhiu: Serbia, strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve

4 Tetor, 2023
Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit

4 Tetor, 2023

Tjera nga rubrika

Zyrtarja e BE-së: Borrell e Lajçak ia kanë mbajtur anën Serbisë, nuk duhet të vazhdoj dialogu me ta

Zyrtarja e BE-së: Borrell e Lajçak ia kanë mbajtur anën Serbisë, nuk duhet të vazhdoj dialogu me ta

17:49

Gazeta gjermane: Pas sulmit terrorist në Kosovë fshihet njeriu më i besuar i Vuçiçit

Vuçiq thotë se Radoiçiq do të duhet të përgjigjet para organeve serbe

18:02

Tomë Gashi gjobitet mijëra Euro për gjuhë të pa pranueshme në TV

Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

07:15

Lufta në Ukrainë, Blinken: Putini po përpiqet të përçajë NATO-n, nuk do t’ia dalë

Blinken-Vuçiqit: Ata që kryen sulmin e 24 shtatorit e që sot ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

22:01

Ministri britanik mirëpret vendimin për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Ministri britanik mirëpret vendimin për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

21:31

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH