Qindra trupa elitare amerikane pritet të mbërrijnë në Poloninë juglindore pranë kufirit me Ukrainën sot me urdhër të presidentit Joe Biden për të vendosur 1.700 ushtarë atje mes shqetësimeve të një invazion rus të Ukrainës, transmeton KosovaPost.
Trupat e diverzante parashutiste të Divizionit të 82-të Ajror priten në aeroportin Rzeszow-Jasionka. Komandanti i trupave është gjeneralmajor Christopher Donahue, i cili ishte ushtari i fundit amerikan që u largua nga Afganistani më 30 gusht.
Biden urdhëroi dislokimin e trupave shtesë amerikane në Poloni, Rumani dhe Gjermani për t’u treguar aleatëve dhe armiqve angazhimin e Amerikës ndaj krahut lindor të NATO-s në mes të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës. Anëtari lindor i NATO-s, Polonia kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Rumania kufizohet me Ukrainën.
Divizioni mund të vendoset me shpejtësi brenda 18 orëve dhe të kryejë sulme me parashutë për të siguruar objektivat kryesore. Me bazë në Fort Bragg, Karolinën e Veriut, historia e divizionit daton nga vitet e largëta të 1917.
Më herët gjatë javës, avionët amerikanë sollën pajisje dhe trupa logjistike në përgatitje për mbërritjen e elementëve të divizionit në aeroport, i vendosur rreth 90 kilometra nga kufiri i Polonisë me Ukrainën.
Ushtarët polakë kanë punuar më parë së bashku me divizionin e SHBA-së në misione në Irak dhe Afganistan, sipas Major Przemyslaw Lipczynski, zëdhënës i Divizionit të 18-të të Mekanizuar të Ushtrisë Polake.
Rreth 4.000 trupa amerikane janë vendosur në Poloni që nga viti 2017, me rotacion./AA