Hamza bin Hussein, ish Princ i Kurorës së Jordanisë, njëkohësisht gjysmë-vëlla i Mbretit Abdullah II, i cili ka qenë në arrest shtëpiak që nga e shtuna e javës së kaluar për komplotimin e një grushti shteti dhe kërcënimin e sigurisë së vendit, të dielën mori pjesë në një ceremoni për dhënien e medaljes ‘100 vjetori i Jordanisë’ dëshmorëve të atdheut, ku u shfaq pranë Mbretit të Jordanisë, përcjell Kosova Post.
Sipas mediave jordaneze, ceremonia e dhënies së medaljes së qeverisë jordaneze për dëshmorët u mbajt sot në kryeqytetin Aman me rastin e njëqindvjetorit të qeverisë jordaneze në prani të Mbretit Abdullah II. Mbreti i Jordanisë, së bashku me Princin e Kurorës Hussein bin Abdullah II dhe princat e tjerë jordanezë, duke përfshirë ish Princin e Kurorës dhe gjysmë-vëllain e tij Hamza bin Hussein, të cilët janë akuzuar për komplotimin e një grushti shteti dhe kërcënimin e sigurisë së vendit, si dhe dhe zyrtarë të tjerë jordanezë me rastin e njëqindvjetorit të vendosjes së Qeverisë Hashemite në Jordani vizituan vendet e shenjta mbretërore në këtë vend.
Në këtë ceremoni, Mbreti i Jordanisë dha medaljen ‘100 vjetori i qeverisë Hashemite’ për të gjithë dëshmorët e këtij vendi. Pika që tërhoqi vëmendjen e mediave vendase dhe të huaja gjatë ceremonisë ishte prania e Hamza bin Al-Hussein përkrah Abdullah II, Mbretit të Jordanisë, gjatë vizitës së tij në vendet e shenjta mbretërore. Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, e kanë cilësuar të paqartë situatën e ish Princit të Kurorës Jordaneze Princ Hamza bin Hussein, i cili është akuzuar për komplotimin e një grusht shteti, dhe i kanë bërë thirrje qeverinë jordaneze për transparencë në lidhje me këtë çështje. Martha Ortado, një zëdhënëse e Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), të Premten shprehu shqetësimin në lidhje me mungesën e transparencës në arrestimin e të paktën 16 personave në puçin e dështuar jordanez.
Ajo tha se është e paqartë nëse ish princi i kurorës jordaneze Hamza bin Hussein është ende në arrest shtëpiak dhe shprehu shqetësim për atë që ajo e quajti mungesë transparence në arrestimin e të paktën 16 personave në vend. Disa media gjithashtu pohuan sot se ish-princi i kurorës jordaneze, megjithëse rinovoi besnikërinë e tij ndaj mbretit, e kishte kushtëzuar ndërprerjen e veprimtarive të tij anti-qeveritare me dhënien e komandës së ushtrisë atij. Jordania të Shtunën e kaluar konfirmoi arrestimin e Princit Hamza bin Hussein, së bashku me 20 zyrtarë të tjerë të sigurisë me akuzat e komplotimit të një grushti shteti. Hamza bin Hussein, gjysmë-vëllai i Mbretit Abdullah II i Jordanisë, është në arrest shtëpiak për dyshimin se synonte të minonte sigurinë dhe stabilitetin e Jordanisë. Mbreti Abdullah II i Jordanisë me kërkesë të babait të tij e emëroi Princin Hamza si Princin e Kurorës në vitin 1999, por e rrëzoi atë në vitin 2004 dhe emëroi djalin e tij Princin Hussein si Princin e Kurorës.