Të mërkurën në orën 15:00, Shqipëria do të zbresë në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të sfiduar Kroacinë, pas disfatës në ndeshjen e parë me Italinë.
Teksa kuqezinjtë janë duke u përgatitur maksimalisht për sfidën vendimtare të grupit B, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën ballkanase në Euro2024.
Francezi Francois Letexier është përzgjedhur nga qeveria e futbollit evropian. Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa arbitri i katërt është zvicerani Sandro Schaaler.s.n.