Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i bëri thirrje Turqisë dhe Pakistanit që të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njofton Kosova Post.
Në një deklaratë me shkrim nga Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, shkruan: Shpresojmë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundoj dhe të fillon një dialog i bazuar në marrëdhëniet fqinjësore dhe interesat reciproke mes dy vendeve.
‘TË GJITHA PALET DO TË KANË PASOJAT TË SHKATËRRUESHME’
Duke kujtuar se paqja botërore është përgjegjësi e të gjithëve, lufta për të vendosur epërsinë dhe poshtërimin është e ndaluar në Islam dhe në të gjitha fetë monoteiste, u tha se lufta do të kishte pasoja shkatërruese për të gjitha palët. Deklarata hodhi poshtë “ndjekjen e zgjerimit territorial dhe dominimit nga forca ushtarake”.
THIRRJE TURQISË PËR NDËRMJETËSIM
Deklarata kërkoi që vendet si Turqia dhe Pakistani, të cilat kanë marrëdhënie të mira me të dyja palët e konfliktit, “të veprojnë si një ndërmjetës i sinqertë dhe serioz për të ndalur sa më shpejt luftën shkatërruese”, theksoi se “e gjithë bota humb nga lufta, por popujt humbën më shumë” në luftëra.
Drejtori i Komunikimeve Presidenciale të Turqisë, Fahrettin Altun, në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, tha: “Presidenti ynë Rexhep Tayyip Erdogan ka ofruar në mënyrë të përsëritur të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës pasi ne kemi marrëdhënie të forta me të dyja vendet. Ai gjithashtu dje ofroi të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës./KosovaPost/.