Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria aktuale kërkojnë respekt dhe dinjitet për punëtorët.
Tutje thotë Krasniqi se punëtorët kërkojnë siguri e dinjitet në shtëpi e jo të marrin rrugën me valigje për në Evropë.
“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë.Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”,shprehet Krasniqi.