Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e fesë islame muajin e shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe solidaritet mes njerëzve, përcjell KosovaPost.
“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji ishenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje. Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit!”, thuhet në rimin e presidentes Osmani.