Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është e publikuar biografia e Jakup Krasniqit në të cilën theksohet fakti se ai “ishte arrestuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.
Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Vjosa Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.
“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato”, ka shkruar Gresa Krasniqi në “Facebook”.