Kandidati i Lëvizjes Vetëvendojse për komunën e Ferizajt, Valon Ramadani, ka shpalosur projektin e tij madhor, ‘Parku i Teknologjisë Moderne’, i cili është vetëm njëri nga prioritet e shumëta në kuadër të alterantivës së tij qeverisës për këtë komunë, transmeton Kosova Post.
Sipas Ramadanit, ky projekt përbën investim stategjik në shërbim të bizneseve Start-U.
‘Shikojeni si duket Parku i Teknologjisë Moderne, që do të jetë investimi ynë strategjik në shërbim të bizneseve Start-Up. Një mini Silicone Valley për Ferizajin dhe për krejt Kosovën. Komuna e Ferizajit do të shpërndajë 100 grante në vit, nga 20.000 euro, për sipërmarrësit e inovacionit teknologjik’, ka shkruar ai në profilin e tij.