Lëvizja Vetëvendosje njofton për takimin e radhës të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla me mërgatën në Gjermani.
Siç bëhet e ditur nesër të dy do të qëndrojnë në Frankurt ku do të takohen me mërgatën nga Kosova.
“Nesër, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani. Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim.
“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftim.