27-vjeçari që u plagos të mërkurën mbrëma në Klinë ka ndërruar jetë sot rreth orës 02:15, pasi s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rreth orës 02:15 ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova për telegraf. Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Klinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Personi i dyshimtë është arrestuar kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor.