Gazmend Muja, përkatësisht vëllau i deputetit të VV-së, Armend Muja, vijonë ta kundrojë ish-kryeministrin Hashim Thaçi, si zgjedhje për zgjidhjen e problemeve socio-politike në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Teksa ka komentuar rikthmin e reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë, ai në rrjetin social të tij ka shkruar :“Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit”, ku edhe ka publikuar një foto me Thaçin.