Vendosja e sistemeve të sulmit të NATO-s në Gjeorgji do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë dhe aleatët e saj – një “vijë e kuqe” për Moskën, tha për Sputnik zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko, transmeton Kosova Post.
“Hyrja e Gjeorgjisë në NATO dhe vendosja e sistemeve të armëve goditëse në territorin e saj janë “vija e kuqe” për ne, pasi veprime të tilla do të ndryshojnë në mënyrë drastike ekuilibrin ushtarako-politik të fuqisë në Kaukazin e Jugut dhe do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë dhe aleatët e saj në rajon”, është Rudenko.
Ai, tha gjithashtu se Moska është e përkushtuar për bashkëjetesë në paqe dhe bashkëpunim të ndërsjellë me Gjeorgjinë, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve ndërshtetërore të iniciuara nga qeveria në Tbilisi.
Në samitin e NATO-s në Bruksel në verën e vitit 2021, udhëheqësit e Aleancës mbështetën të drejtën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për t’u bashkuar me aleancën dhe thanë se duhej të vazhdonin reformat, por nuk specifikuan një kornizë kohore për anëtarësimin e këtyre vendeve në organizatë.
Kujtojmë se më 17 dhjetor, Rusia publikoi projekt-marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n, ku ndër të tjera përfshihen dispozita për garancitë e ndërsjella të sigurisë në Evropë, mosvendosja e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër dhe refuzimi i zgjerimit të mëtejshëm i NATO-s në lindje, duke përfshirë edhe ish-republikat e BRSS-së.