Jane duke u mbajtur zgjedhje e parakohshme lokale, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Deri më tani nuk është parë interesim i madh nga ana e qytetarëve për të votuar.
Ekipa e lajmi.net është duke qëndruar tek lagjja “Trerrokaqiejt”, afër urës së Ibrit dhe deri më tani janë parë vetëm tre votues.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media ka theksuar se procesi ka filluar mirë dhe se materiali zgjedhor është shpërndarë.