Ali Sefaj, veteran i UÇK-së, u është drejtuar me një letër publike Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, raporton Kosova Post.
Sefaj, dy krerëve më të lartë të Republikës, ua ka kujtuar se 12 prilli është dita e 51 dëshmorëve të Komunës së Istogut, pasi që me këtë datë kanë rënë 12 dëshmorë dhe janë plagosur dhjetëra ushtarë të Brigadës 133 Arian Krasniqi, në Vrellë.
Por veterani Sefaj theksin e ka vënë te ftesa për ta vizituar Memorialin e Dëshmorëve në Vrellë, i cili, sipas tij, ndodhet në një gjendje të keqe.
“Memoriali ka mbetur bosh (pa trupat e 51 dëshmorëve), si rezultat i falsifikimit të numrave të dëshmorëve” – ka bërë të ditur Sefa.
Kjo është letra e tij e plotë:
12 prilli është dita e 51 dëshmorëve të Komunës së Istogut.
Me 12 dhe 13 prill të vitit 1999 pas luftimeve të mëdha kanë renë 12 dëshmorë dhe janë plagosur dhjetëra ushtarë të Brigadës 133 Adrian Krasniqi në Vrellë.
Pres që këtë përvjetorë njeri nga tre përfaqësuesit e institucioneve qendrore të bëj homazhe tek lapidari i dëshmoreve në Istog dhe të shoh në çfarë gjendje është lenë lapidari i dëshmorëve.
Të vizitojnë Memorialin e Dëshmorëve në Vrellë i cili është bosh (pa trupat e 51 dëshmorëve), si rezultat i falsifikimit të numrit të dëshmorëve, ku 14 viktima civile me të njohshëm janë shndërruar në dëshmorë.
Po ashtu të vizitojnë vend-rëniet e dëshmorëve mbi memorial që janë shndërruar në deponi ilegale për dy dekada.
Ju mund edhe të mos vini, por do të hyni në një listë me paraardhësit tuaj, që si nderuan për asnjë përvjetor dëshmorët.
Dëshmorët tanë nuk janë të Istogut, ata janë të kombit dhe atdheut, sepse ranë në zona të ndryshme të Kosovës në luftë për çlirim dhe bashkim!