Policia ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të hënës një grua nga Lipjani ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24-orësh, të njëjtit i kanë vjedhur asaj para të gatshme si dhe stoli të arit.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.