Në Rahovec do të vazhdojë gara zgjedhore, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, i pari në garë ka dalë Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosvoës me 47,23 përqind të votave apo me 9 mijë e 925 vota, i ndjekur nga Visar Korenica me 24,78 përqind të votave, apo me 5 mijë e 206 vota.
Kjo do të thotë se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur shifren e mjaftueshme të votave në raundin e parë, prandaj kjo komunë do të shkojë në balotazh.