Policia njofton se në hapësirat e jashtme të Spitalit Rajonal të Gjilanit, persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë.
“Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.